Cjapi e godet në kokë, bariu i moshuar përfundon në spital në gjendje të rëndë

Cjapi e godet në kokë, bariu i moshuar përfundon në spital në gjendje të rëndë

21:03, 03/10/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Maliq, ku një 72 vjeçar është goditur në kokë nga një bagëti e imur, cjap.

‘Si pasojë e goditjes së marrë, 72-vjeçari gjendet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës’, thuhet në njoftimin e policisë.

Maliq/ Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në Urgjencën e spitalit Korçë, ka shkuar për mjekim shtetasi I. S., rreth 72 vjeç, banues në Fshat Maliq, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij,  e ka goditur në kokë një bagëti e imët (cjap).

Si pasojë e goditjes së marrë, 72-vjeçari gjendet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco