Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës

SYRI TV/ Vrau 6 gra e plagosi 3 të tjera, Dan Hutra del para gjykatës së Tiranës

16:51, 03/10/2024
A+ Aa A-

 

Seanca në themel për Dan Hutrën është shtyrë për shkak të mungesës së një anëtareje të trupit gjykues.

Autori i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave, jo vetëm që nuk shfaqte pendesë në gjykatës, por i kërkoi gazetarëve të linin drejtësinë të bënte punën e saj.

Hutra mohoi të këetë dëshmuar në SPAK ku u tha se kishte pretenduar që ka dijeni mbi disa ngjarje kriminale.

SYRI TV

Dan Hutra autor i vrasjes së tre grave dhe i plagosjes së tre të tjerave doli para Gjykatës së Tiranës këtë të Enjte.

Seanca gjyqësore është shtyrë për sghkak se nuk u formua trupa gjyqësore, ndërsa Dan Hutra kërkoi përjashtimin e avokatit të caktuar kryesisht për ti bërë atij mbrojtjes.

Hutra tha se nuk ka vajtur asnjëherë për ta pyetur apo interesuar për çështjen e tij.

Gjatë seancës, ai është përfshirë në debat me gazetarët e pranishëm.

Lidhur me disa informacione se Hutra është pyetur nga SPAK pasi ka pretenduar se ka dijeni mbi një sërë ngjarjesh kriminale, 40 vjeçari e mohoi.

Seanca e radhës do të jetë të enjten tjetër në orën 12:30 ndërsa pritet të miratohet edhe kërkesa e tij për caktimin e një avokati tjetër kryesisht. 40-vjeçari, është në pritje të gjykimit për masakrën e 1 marsit të vitit të kaluar ku brenda pak orësh  plagosi me armë zjarri shtetaset Elena Kujtime Hysa, (përkatësisht ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur në Kodër Kamëz, autori lëvizi në rrugën “Besëlidhja”, Bathore ku ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, duke vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Në vitin 2007, Dan Hutra ishte dënuar pasi ka vrarë me armë ish-gruan Dafina Havalja

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco