Martesa e paligjshme në Bashki/ Apeli i GJKKO-së pranon ankimin për padinë penale ndaj Veliajt

Martesa e paligjshme në Bashki/ Apeli i GJKKO-së pranon ankimin për padinë penale ndaj Veliajt

14:54, 03/10/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pas shqyrtimit në zhvilluar në dhomë këshillimi ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nr. 390 vendimi, datë 23.10.2023, i cili ka vendosur: "Mospranimin e ankimit kundër dy vendimeve të Prokurorive respektive për shpalljen e moskompetences lëndore", ndaj nje padie kunder bashkise se Tiranes dhe Erion Veliajt. 

Gjykata e Posaçme e Apelit në seancën e zhvilluar 19.09.2024, ka vendosur kalimin e çështjes për t'u shqyrtuar në seancë gjyqësore me praninë e palëve në datë 03.10.2024, ditë e Enjte, ora 12:00 e cila u zhvillua gjate dites se sotme. 

Mexhlis dhe shoqatat e tjera paditën në SPAK kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj për shpërdorim detyre për ceremoninë e martesës së paligjshme homoseksuale në Bashkinë e Tiranës.

SPAK nuk pranoi padinë. Mexhlis dhe shoqatat e tjera e ankimuan në Gjykatën e Posaçme për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin.

Pasi GjKKO e shkallës së parë vendosi mospranimin e ankimit Mexhlis e ankimoi me GJKKO Apelit e cila e pranoi ankimin dhe vendosi shqyrtimin për vendimin e SPAK për mosfillimin e hetimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco