Nga xhamat e errët te parkimet e gabuara, Policia Rrugore në Shkodër gjobit mbi 2600 drejtues mjetesh

Nga xhamat e errët te parkimet e gabuara, Policia Rrugore në Shkodër gjobit mbi 2600 drejtues mjetesh

11:03, 03/10/2024
A+ Aa A-

Policia Rrugore në Shkodër ka gjobitur mbi 2600 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në një njoftim zyrtar, bëhet e ditur se gjatë ditëve të fundit, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti, si edhe parkimet e gabura që bëhen pengesë për qarkullimin në qytet, janë ndëshkuar administrativisht 2674 drejtues mjetesh.

Kontrollet janë përqendruar në evidentimin e automjeteve me xhama të errësuar dhe ndëshkimin e drejtuesve që i vënë këto xhama, në kundërshtim me rregullat.

Policia njofton se kontrollet e shtuara do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

“Policia Rrugore e DVP Shkodër, apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor,të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin dhe të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur”, thuhet në njoftim.

Masat administrative sipas shkeljeve

•Janë ndëshkuar 95 drejtues mjetesh, për përdorim të xhamave të erresuar;

•Janë ndëshkuar 26 drejtues mjetesh, nën ndikimin e pijeve alkolike;

•Janë ndëshkuar 673 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

•Janë ndëshkuar 32 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;

•Janë ndëshkuar 36 drejtues mjetesh, për mungesë të polices së sigurimit;

•Janë ndëshkuar 133 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

•Janë ndëshkuar 150 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

•Janë ndëshkuar 999 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme;

•Janë ndëshkuar 530 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco