Britania ‘spastron’ burgjet: Miliona euro për hapjen e burgut të ri në Shqipëri që do të presë kriminelët e rrezikshëm

Britania ‘spastron’ burgjet: Miliona euro për hapjen e burgut të ri në Shqipëri që do të presë kriminelët e rrezikshëm

23:48, 02/10/2024
A+ Aa A-

Burgjet britanike janë aq të mbipopulluara me të burgosur shqiptarë, saqë ato po arrijnë kapacitetin maksimal, duke e detyruar qeverinë britanike të ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për zgjidhjen e kësaj krize. Një pjesë shqetësuese e kësaj situate është fakti që shumë të rinj shqiptarë përfundojnë në burgjet e Britanisë, në vend që të qëndrojnë dhe kontribuojnë në vendin e tyre. Për të adresuar këtë çështje, Britania ka ndihmuar në krijimin e një burgu të ri me miliona paund në Shqipëri, duke bërë të mundur rikthimin e të burgosurve shqiptarë. 

Sipas një raportimi nga gazeta prestigjioze britanike ‘The Telegraph’ , Britania ka ndihmuar në krijimin e një burgu të ri inovativ në Shqipëri, duke transferuar 200 nga të burgosurit më të rrezikshëm shqiptarë si pjesë e një marrëveshjeje vjetore me vlerë 4 milion paund. Ky bashkëpunim synon gjithashtu trajtimin e krizës së mbipopullimit të burgjeve në Angli dhe Uells, duke përfshirë financimin e trajnimeve, përmirësimin e kushteve të burgjeve dhe pajisje rehabilituese.

ARTIKULLI I PLOTË:

Britania ka ndihmuar në krijimin e një burgu të ri me miliona paund në Shqipëri. Oficerët britanikë të burgjeve kanë punuar me homologët e tyre shqiptarë për zhvillimin e burgut të parë të hapur në Shqipëri, pas një marrëveshjeje për transferimin e të burgosurve me vlerë 4 milion paund në vit me këtë shtet të Ballkanit.

Britania po paguan Shqipërinë për të marrë përsëri 200 nga të burgosurit e saj më të rrezikshëm, si dhe për financimin e trajnimit të oficerëve të burgjeve, rinovimin e burgjeve, sigurinë shtesë, punëtoritë dhe pajisjet e rehabilitimit. Ky është një përpjekje e qeverisë britanike për të trajtuar krizën e mbipopullimit të burgjeve në Angli dhe Uells, ku numri i të burgosurve shqiptarë është më i madh se çdo kombësi tjetër, me rreth 1,270 të burgosur shqiptarë që përbëjnë gati një të shtatën e të burgosurve të huaj.

Burgu i ri i hapur shqiptar, i quajtur Ali Demi dhe i vendosur në kryeqytetin Tiranë, do të jetë i destinuar për ata të burgosur që ndodhen në gjashtë muajt e fundit të dënimit të tyre, duke imituar institucione të ngjashme në Mbretërinë e Bashkuar. Ata që do të transferohen përfshijnë vrasës, përdhunues dhe trafikantë droge, të cilët do të vazhdojnë të kryejnë të njëjtën periudhë dënimi që do të kishin kryer në Britani.

Ndër të transferuarit do të jetë edhe Koci Selamaj, vrasësi i mësueses Sabina Nessa, i cili u dënua me të paktën 36 vjet burg për vrasjen e saj. Britania do të paguajë Shqipërinë për vazhdimin e dënimit të tij, duke ulur kostot që do të ishin shumë më të larta nëse ai do të mbetej në burgjet britanike./The Telegraph - Syri.Net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco