‘O maskara! Më vrave djalin!’- Nëna e Santiago Malkos shpërthen në gjyq ndaj Leonard Dukës

‘O maskara! Më vrave djalin!’- Nëna e Santiago Malkos shpërthen në gjyq ndaj Leonard Dukës

14:35, 02/10/2024
A+ Aa A-

Mbahet në GJKKO gjyqi për vrasjen e Santiago Malkos. Në gjyq i pranishëm edhe Leonard Duka, paraqitet sot për herë të parë në seancë, pasi u ekstradua në 2 gusht të këtij viti nga Belgjika në Shqipëri.

Në seancë është edhe nëna e të ndjerit, Santiango Malko.

Nëna e Malkos i drejtohet Leonard Dukës: O maskara, ma vrave djalin 25 vjeç, si del aty?

Duka është shprehur se kërkon më shumë kohë të njihet me aktet dhe dot japë deklarime një herë tjetër, ndërsa prokurori e a kundërshtuar këtë kërkesë.

Leonard Duka: Deklarimet e mia do i jap pasi të njihem me aktet. Do i jap deklarimet një herë tjetër. Dua më shumë kohë.

Prokurori Behar Dibra: E konsideroj si kërkesë të padrejtë. Ne ramë dakord seancën e kaluar që ai te fliste sot.

Mamaja e Santiago: Nuk ka çfarë lexon fare. Burgim me vdekje.

Gjyqtarja Rudina Palloj: Kërcënimet janë të ndaluara në sallë të gjyqit.

Gjykata: Meqenëse i pandehuri shfaqi pëlqim për tu pyetur por kërkoi kohë, vlerëson se nuk mund ta detyrojë atë të pyetet. Është çështje vullneti. Në këto kushte do i jepet kohë.

Avokatja: Sot nuk jemi gati, por seancën e radhës vijojmë prapsimet dhe kur klienti të jetë gati të përgjigjet.

Duka e ka akuzuar prokurorin si të njëanshëm dhe se ka dyshime që do ta dënojë pa fakte.

Leonard Duka: Prokurori është i njëanshëm, më akuzon si organizator i vrasjes së Santiago Malkos. Dhe kam venë re qe do të më dënojë…Prokurori mos të korruptohet nga kriminelët e vendit por të bëjë detyrën. Prokurori po kërkon të më dënojë pa fakt pa asgjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco