Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit

Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit

13:56, 02/10/2024
A+ Aa A-

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar për sulmet e një dite më parë me raketa të Iranit në Izrael, duke i dënuar ashpër veprime të tilla.

Në reagim theksohet se këto ngjarje përshkallëzojnë situatën në Lindjen e Mesme.

 “Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale.

Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco