Aksident i 3-fishtë në Parkun 'Rinia' në Korçë

13:27, 02/10/2024
A+ Aa A-

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në parkun “Rinia” në Korçë.

Sipas informacioneve të para nga policia mësohet se 3 mjete janë përplasur me njëra tjetrën duke shkaktuar dëme materiale.

Duhet thënë se zona e parkut është një nga zonat më të frekuentuara në çdo orë të ditës dhe në momentin e aksidentit kanë qënë të pranishëm shumë persona, por fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë i lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco