'Zhytën' qytetarët në borxhe, arrestohen dy mashtrues në Fier

'Zhytën' qytetarët në borxhe, arrestohen dy mashtrues në Fier

11:15, 02/10/2024
A+ Aa A-

Policia e Fierit ka bërë të ditur se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kredia”, duke vënë në pranga 2 persona, të cilët akuzohen se iu merrnin qytetarëve, nëpërmjet mashtrimit, kartat e identitetit dhe i përdornin ato për të aplikuar për kredi, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, shkruan A2.

“Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar "Kredia".  

Iu merrnin qytetarëve, nëpërmjet mashtrimit, kartat e identitetit dhe i përdornin ato për të aplikuar për kredi, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimeve nga disa shtetas se mjetet e tyre të identifikimit ishin përdorur nga shtetas të tjerë, për të aplikuar për kredi, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe i punës së shpejtë hetimore, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

A. H., 28 vjeç, banues në fshatin Vidhisht, dhe F. S., 29 vjeç, banues në Patos.  

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet mashtrimit, iu merrnin qytetarëve, kartat e identitetit, dhe i përdornin ato për të aplikuar për kredi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë, një shumë parash dhe disa fatura.

Vijon puna hetimore për të dokumentuar raste të tjera të mashtrimit që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco