11 të arrestuar në Tiranë, policia jep detaje

11 të arrestuar në Tiranë, policia jep detaje

10:53, 02/10/2024
A+ Aa A-

11 persona kanë rënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale.

Një i ri u ndalua pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase, pa dëshirën e saj.

Ndërkohë, disa të tjerë janë arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe një 43-vjeçar ka rënë në pranga për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin F. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin J. B., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” parashikuar nga neni 323/1 i Kodit Penal.

Gjithashtu po nga këta specialistë u arrestua shtetasi R. C., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të motomjetit të tij shërbimet e Policisë i gjetën një përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

– R. D., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të tij shërbimet e Policisë i gjetën një përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

– A. P., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” si dhe dyshohet se ka vjedhur një monopatinë elektrike. Gjatë kontrollit fizik të 28-vjeçarit shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu po nga këta specialistë u ndalua shtetasi K. A., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase, pa dëshirën e saj.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– O. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. L., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

– H. K., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet tjetër dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale;

– E. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

– K. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Rrugën e Barrikadave, duke drejtuar motomjetin është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. A., 40 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 40-vjeçari dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– A. T., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi në dalje të parkimit te sheshi “Skënderbej” është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E. A., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco