Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet 33-vjeçari

Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses, arrestohet 33-vjeçari

10:23, 02/10/2024
A+ Aa A-

Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçar në Pogradec, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

 “Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin D. M., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij”, njofton policia,

 Gjithashtu,  Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. Ç., 23 vjeç, banues në fshatin Barç, pasi u kap në bulevardin “Republika”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco