Sulmi i Iranit në Izrael, ambasada shqiptare njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë

Sulmi i Iranit në Izrael, ambasada shqiptare njoftim të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë

08:40, 02/10/2024
A+ Aa A-

Pas sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit, ka reaguar edhe ambasada shqiptare në Izrael. Në një njoftim në rrjetet sociale, ambasada i bën thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael që të telefonojnë në dy numrat e telefonit të vënë në dispozicion

Ambasada sqaron se këta numra kontakti janë në dispozicion vetëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael. Stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.

Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael:

Duke marrë parasysh situatën e vështirë të orëve të fundit, në rast nevoje emergjente lutemi kontaktoni në numrat e kontaktit si më poshtë:

+972 544806601

+972 549042813

si edhe në adresën e emailit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:

embassy.telaviv@mfa.gov.al

Sugjerohet, që për lehtësi komunikimi të përdoren mesazhat në ËhatsApp apo në telefonat celularë.

Ju lutem, vini re se këta numra kontakti janë në dispozicion vetëm për qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Izrael.

Stafi i ambasadës është në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme.

Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco