Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku një makinë ka përfunduar në kanal duke lënë të plagosur shoferen.
Sipas burimeve për SYRI-n, dy zjarrfikëse dhe një autoambulancë janë në vendin e ngjarjes, pasi ka qenë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të plagosurën nga automjeti.
Rreth orës 19:15, shtetasja Lejdi Dajana Xhaferaj, duke drejtuar automjetin tip ‘Peugeot’ me targë AB029HX, në aksin rrugor ‘100 Vjetori’, ka humbur kontrollin e automjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.
Drejtuesja po shkon në spital për kontroll, por nuk ka rrezik për jetën.
© SYRI.net