SYRI TV/ Koncerti Kombëtar i Orkestrave të Harqeve - Prioritet, ruajtja e promovimi i trashëgimisë

13:53, 01/10/2024
A+ Aa A-

Koncerti Kombëtar i Orkestrave të Harqeve çeli punimet e edicionit të nëntë. Pjesët arbëreshe janë kryesore në këtë organizim, ndërsa prioritet si çdo vit mbetet ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë. Pianistja Mimoza Konto kërkoi financim nga qeveria shqiptare për muzikën, pasi siç theksoi ajo shumica e prindërve ka humbur interesin për t’i dërguar fëmijët në shkollat e muzikës.

Syri tv

Në Teatrin Skampa u mbajt Koncerti Kombëtar i Orkestrave të Harqeve, muzika e dhomës çeli siparin e të 9-tit vit. Risi e këtij edicioni ishte pjesëmarrja e Ansamblit Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqipe i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndonëse një ansambël i krijuar brenda pak muajve instrumentistët dhe sopranoja dhuruan emocione duke performuar pjesë lirike arbërore. Artistët u ndalën te rëndësia e zgjedhjes së këngëve arbëreshe në këtë festival, ndërsa prioritet mbetet ruajtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore shqiptare.

Mbrëmjes magjike në Teatrin Skampa iu bashkuan edhe instrumentistë të ardhur nga qyteti i Shkodrës. Brunilda Lleshi u shpreh mjaft e kënaqur që është pjesë e këtij festivali të rëndësishëm.

Pjesë e organizimit pianistja Mimoza Konto tha se aktivitete të tilla duhet të jenë më të shpeshta. Artistja kërkoi financim nga qeveria shqiptare, pasi siç u theksoi shumica e prindërve ka humbur interesin për të dërguar fëmijët në shkollat e muzikës.

Koncerti Kombëtar i Orkestrave të Harqeve, muzika e dhomës zgjati për më shumë se 2 orë në Teatrin Skampa. Orkestra mikpritëse e Elbasanit performojë në mbyllje të natës së parë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco