SYRI TV/ Braktiset fshati Vodicë në Ersekë: Vetëm të moshuarit kanë mbetur, në shkollë vetëm një nxënës

13:48, 01/10/2024
A+ Aa A-

Të rinjtë janë larguar, ata që kanë mbetur tashmë në fshatin Vodicë të Ersekës janë të moshuarit. Në shkollë ka vetëm një nxënës. Banorët ankohen se nuk kanë parë prej kohësh dorën e investimeve dhe kërkojnë që rrugët për në këtë fshat të shtrohen

Syri tv

Fshati Vodicë në Ersekë  banohet vetëm nga të moshuarit, pasi të rinjtë janë larguar jashtë. Sot, në shkollën e Vodicës, ndodhet vetëm një nxënës, duke reflektuar shpopullimin

Një nga shqetësimet kryesore të banorëve është gjendja e rrugëve, të cilat nuk kanë pasur investime të mjaftueshme për asfaltim, vetëm rehabilitime sporadike me çakull.

Vodica e Ersekës njihet si një fshat që ka mbështetur Luftën Nacional Çlirimtare dhe ndryshe e njihnin si  "Moska e Vogël" për rolin e tij gjatë kohës së luftës. /Gaz: S.Xhomaqi, pamje: syri, mon: E.Domi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco