Lajmi i fundit

Gjyqi politik/ Salianji dozon në gjykatën e lartë kërkesën për pezullimin e dënimit

Policia plotëson kërcënimin e ministrit, çon në SPAK deputetët e opozitës

Policia plotëson kërcënimin e ministrit, çon në SPAK deputetët e opozitës

12:13, 01/10/2024
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka ndjekur urdhrin e ministrit të Brendshëm, duke çuar në SPAK deputetët e opozitës.

Në një njoftim për mediat, policia thotë se, ka çuar në SPAK 23 deputetë të PD-së, të cilët reaguan ditën e djeshme në Kuvend, kundër dënimit të Ervin Salianjit.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve:

Flamur Noka, 53 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" dhe "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 151 dhe 237 të Kodit Penal;

Gazmend Bardhi, 38 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237 të Kodit Penal;

Bledion Nallbati, 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr" parashikuar nga nenet 151 i Kodit Penal;

- Dh. Ç.(T)., 51 vjeçe,

- F. H., 56 vjeç,

- Xh. M., 57 vjeç,

- L. G., 52 vjeç,

- A. Gj., 50 vjeçe

- I. Zh., 37 vjeçe,

- L. M., 47 vjeçe,

- D. S., 59 vjeç,

- L. B., 61 vjeç,

- L. H., 57 vjeç,

- A. D., 57 vjeç,

- E. B., 51 vjeç,

- E. Xh., 39 vjeçe,

- S. K., 40 vjeçe,

- S. K., 43 vjeç,

- E. S., 66 vjeç,

- K. M., 62 vjeç,

- V. D., 56 vjeç,

- M. K., 50 vjeçe;

- I. Ç., 60 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës", parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco