Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha konferencë për mediat

Vlerësuan kasollet si banesa, kush janë 5 zyrtarët që abuzuan me fondet e rindërtimit

Vlerësuan kasollet si banesa, kush janë 5 zyrtarët që abuzuan me fondet e rindërtimit

11:22, 01/10/2024
A+ Aa A-

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet e Prokurorisë së Durrësit, e cila akuzon pesë zyrtarë të Bashkisë së Rrogozhinës për abuzim me fondet e rindërtimit pas tërmetit. Në të paktën 78 raste, ata dyshohet se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 353.4 milionë lekësh.

Masa e sigurisë “Arrest me burg” është caktuar për shtetasit Mario Meka (ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë), Xhemile Uku (aktualisht përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit në Bashkinë Rrogozhinë), Besim Ballabani (punonjës në Bashkinë Rrogozhinë), Elton Levonja (ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë) dhe Edlira Ramaj (specialiste në zyrën e burimeve njerëzore, Bashkia Rrogozhinë).

Policia e Durrësit ka arrestuar të pesë zyrtarët, të cilët akuzohen për veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, “falsifikimi” dhe “mashtrimi”.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit kanë abuzuar me detyrën duke regjistruar 78 kasolle për derra dhe lopë si banesa banimi, duke mundësuar përfitimin e padrejtë të dëmshpërblimeve nga rindërtimi për qytetarë që nuk plotësonin kriteret.

 “Nga hetimet rezultoi se banesat për të cilat është dhënë dëmshpërblimi nuk ishin për strehim, por ishin objekte të tjera, përfshi dhe kasolle për kafshë,” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Gjithashtu, nën hetim janë vënë edhe 78 persona që bashkëpunuan me zyrtarët për përfitimin e fondeve të rindërtimit, të akuzuar për mashtrim. Hetimet nisën pas denoncimeve nga banorët e Rrogozhinës, të cilët raportuan abuzime në procesin e verifikimit të dëmeve pas tërmetit. Kjo çoi në zbulimin e shkeljeve në mbi 78 raste.

Pas tërmetit të vitit 2019, shumë familje mbetën të pastreha, por megjithë masat e ndërmarra, një pjesë e konsiderueshme e fondeve të rindërtimit nuk u përdorën siç duhet. Deri në tetor 2023, vetëm 32% e fondeve të programuara ishin shpenzuar, ndërsa hetimet kanë nxjerrë në pah skema të vjedhjes së këtyre fondeve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco