Kapja e 200 kg kokainë/ Mediat në alarm: Shtohen trafikantët shqiptarë

Kapja e 200 kg kokainë/ Mediat në alarm: Shtohen trafikantët shqiptarë

09:45, 01/10/2024
A+ Aa A-

Mediat italiane bëjnë të ditur se një tjetër sasi kokaine është kapur në vendin e tyre, duke ngritur “alarmin” e bandave shqiptarë që veprojnë në Itali.

“Shtohen trafikantët shqiptarë të drogës”, thuhet në titullin e lajmit, teksa artikulli tregon për një sasi të konsiderueshme kokaine.

Kapja e 200 kg kokainë, në pranga 2 shqiptarë

Policia italiane ka kapur një sasi rekord kokaine prej 200 kg, sasi e cila iu përkiste dy shqiptarëve. Autoritetet vendase kanë vënë në pranga dy shqiptarët që iu kap kokaina, 37 dhe 44 vjeç. Ata u arrestuan dhe dërguar në burgun e Monzës.

Policia po i mbante në përgjim shqiptarët, të cilët mbanin kontakte me një tjetër bashkëatdhetar, po ashtu i arrestuar, për dërgesën e 60 kg kokaine në Milano.

Pas arrestimit, policia gjeti para dhe materiale për tregtimin e drogës në banesën e të arrestuarve.

Kapja e 93 kg kokainë disa javë më parë

Vetëm disa javë më parë, autoritetet italiane kapën një sasi të konsiderueshme kokaine, 93 kg, që po ashtu tregtohej nga shqiptarët.

Disa ditë më vonë u kapën 5 kg të tjera. Nga hetimet dhe arrestimet e bëra, rezulton se lënda narkotike tregtohej nga grupe të strukturuara kriminale shqiptare.

Mes të arrestuarve për tregtimin e lëndës narkotike në këto dy raste janë 5 shqiptarë dhe vetëm një italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco