Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Deputetët e PD në protestë për djegien e mandatit të Salianjit, i vënë flakën karrigeve...

Aksident në Pukë/ Trajleri përplaset me një makinë, pëson lëndime një pasagjere

Aksident në Pukë/ Trajleri përplaset me një makinë, pëson lëndime një pasagjere

15:09, 30/09/2024
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në Pukë, në aksin rrugor “Hadroj – Qafë Benë”, ku një trajler është përplasur me një makinë tip Benz.

 Nga aksidenti ka mbetur e lënduar një pasagjere e cila ndodhej në mjetin Benz.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Hadroj – Qafë Benë”, një automjet trajler tip “Volvo”, me drejtues shtetasin S. H., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin S. T.

Si pasojë është dëmtuar pasagjerja në automjetin që drejtohej nga shtetasi S. T., e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco