Lajmi i fundit

Kryetari i PD, Sali Berisha takim me demokratët e Michiganit në SHBA

Armë dhe lëndë narkotike, arrestohet 57-vjeçari në Shkodër, çfarë iu gjet në banesë

Armë dhe lëndë narkotike, arrestohet 57-vjeçari në Shkodër, çfarë iu gjet në banesë

11:43, 30/09/2024
A+ Aa A-

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 57-vjeçar të dyshuar për prodhim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të banesës së të arrestuarit, policia gjeti dhe sekuestroi 2.63 kg kanabis, një pushkë dhe municion luftarak.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. Gj., në fshatin Prekal, ku kanë gjetur rreth 2.63 kg cannabis sativa, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuetruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 celular.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi P. Gj., 75 vjeç”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco