Në gjendje të dehur ngacmoi tri vajza, përfundon në pranga ‘maniaku’

Në gjendje të dehur ngacmoi tri vajza, përfundon në pranga ‘maniaku’

09:34, 30/09/2024
A+ Aa A-

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ngacmoi tri vajza.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Androkli Kostallari”, dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin I. Xh., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 45-vjeçari ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasen R. H., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur çantën një shtetaseje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ndaluan me iniciativë shtetasin F. Ç., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke qenë në gjendje të dehur dyshohet se ka ngacmuar seksualisht tre shtetase.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco