Aksident me disa të lënduar në Fier, ‘Smarti’ dhe ‘Toyota’ përfundojnë në kanal

Aksident me disa të lënduar në Fier, ‘Smarti’ dhe ‘Toyota’ përfundojnë në kanal

08:36, 30/09/2024
A+ Aa A-

 

Një aksident me disa të lënduar është regjistruar mëngjesin e sotëm në dalje të fshatit Shegan të Fierit, në rrugën nacionale Lushnje-Berat.

Një makinë tip Smart, është përplasur me një Toyota dhe të dyja kanë përfunduar në kanalet kulluese përgjatë rrugës.

Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit është një manovër e gabuar nga dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco