Gjermani/ Arsenal armësh në çantën e shpinës, arrestohet shqiptari nga Suedia

Gjermani/ Arsenal armësh në çantën e shpinës, arrestohet shqiptari nga Suedia

07:01, 30/09/2024
A+ Aa A-

Policët gjermanë kanë gjetur gjashtë armë zjarri dhe njëmbëdhjetë karikatorë me municion në një çantë shpine të dyshimtë në Bentwisch afër qytetit gjerman, Rostock, ndërsa poseduesi i tyre rezulton sipas dyshimeve të jetë një 38-vjeçar shqiptar i lindur në Suedi.

Siç njoftoi selia e policisë së Rostock, policia federale arriti të arrestonte pronarin e supozuar të çantës së shpinës në një tren rajonal pranë lokalitetit Hagenow (rrethi Ludëigslust-Parchim). 38-vjeçari i arrestuar, ndërsa i kishte ikur më parë me një makinë bashkë me dy të dyshuar të tjerë nga një kontroll doganor në portin e Rostockut. Gjatë ndjekjes, anë Bentwisch, ai doli nga makina, hodhi çantën e shpinës dhe iku në këmbë.

Policia është duke vazhduar kërkimin për makinën – VW Passat me targë suedeze – dhe kërkon informacion nga dëshmitarët.

Duke qenë se policia fillimisht nuk mundi të përjashtonte një rrezik nga përmbajtja e çantës së shpinës, u thirr shërbimi i sigurisë së municioneve. 21 banorë në zonën përreth zonës u evakuuan strehuan përkohësisht në një ndërtesë të zjarrfikësve.

Tashmë 38-vjeçari po hetohet për shkelje të ligjit për armët dhe ndërhyrje të rrezikshme në qarkullimin rrugor./ Gazeta Express.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco