Tiranë/ Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/ Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

12:22, 29/09/2024
A+ Aa A-

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen K. P., 22 vjeçe, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin R. I., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasen K. P., duke i shitur 29-vjeçarit një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. Xh., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka vjedhur skuterin elektrik një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetaset Xh. Xh., 57 vjeçe, dhe A. Xh., 50 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj mbesës së tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco