Duke bërë shqiponjën, rishfaqet Adriatik Llalla - Alimadhi publikon fotot

Duke bërë shqiponjën, rishfaqet Adriatik Llalla - Alimadhi publikon fotot

11:34, 29/09/2024
A+ Aa A-

Pas disa vitesh mungesë në jetën publike për shkak të arratisjes dhe procesit gjyqësor në Shqipëri, është shfaqur ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Ish-kryeprokurori ka zhvilluar një takim me Adriatik Alimadhin, kryetarin e Ballit Kombëtar. Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social Facebook foto me Llallën, teksa shfaqen edhe duke bërë shqiponjën me duar. 

“Një takim pas disa vitesh me ish-Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë mikun e familjes tonë Adriatik Llalla”, shkruan Adriatik Alimadhi.

Ish-kryeprokurori ka fituar azil politik në Itali, të paktën sipas avokatit të tij mbrojtës Sokol Hazizaj, referuar një deklarate në shkurt 2023.

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg për fshehje pasurie në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi Llalla u largua nga vendi drejt Italisë. Llalla u shpall fajtor nga GJKKO për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco