Bananet me 2 tonë kokainë mbërrijnë në Gjermani, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

Bananet me 2 tonë kokainë mbërrijnë në Gjermani, mes të arrestuarve dhe shqiptarë

18:53, 28/09/2024
A+ Aa A-

Binomi banane dhe kokainë, tashmë duket se është i pandarë.

Një sasi e madhe më lëndë narkotike e fshehur në një ngarkesë me frutat ekzotike është sekuestruar së fundmi nga autoritetet gjermane.

Sasia prej 2 tonësh kokainë u zbulua gjatë kontrolleve në një kontejner në Rothenburgsort, shumë pranë portit të Hamburgut.

Autoritetet dyshuan për një ngarkesë të dyshimtë, kur shoferi i kamionit ku ndodhej droga, devijoi nga rruga për t’iu shmangur skanerit.

Image

Gjatë kontrollit u zbulua sasia e madhe e kokainës, që mendohet se arrinte vlerën e 100 milionë eurove.

12 persona ranë në pranga mes të cilëve dhe shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije.

Policia tha se oficerët kishin marrë informacione nga vende të tjera evropiane dhe se kontrolli erdhi pas javësh të hetimeve të fshehta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco