EMRI/ Trafikonte emigrantë me skaf, ekstradohet nga Suedia 34-vjeçari

EMRI/ Trafikonte emigrantë me skaf, ekstradohet nga Suedia 34-vjeçari

10:54, 28/09/2024
A+ Aa A-

Është ekstraduar nga Suedia Klajdi Kondo, pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal, i cili gjatë viteve 2020 dhe 2021, ka transportuar emigrantë, drejt shteteve të BE-së, ilegalisht, me skaf.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve policore, ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Suedi, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të arrestuar në Suedi, Klajdi Kondo alias Klajdi Meto, 34 vjeç, i lindur në Fier.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

“Shtetasi K. K. alias K. M. akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka transportuar ilegalisht me skaf drejt Italisë dhe shteteve të tjera, kundrejt fitimeve, emigrantë sirianë, egjiptianë dhe iranianë”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco