E goditën me shkopinj bejsbolli, identifikohet polici i dhunuar/ EMRI

E goditën me shkopinj bejsbolli, identifikohet polici i dhunuar/ EMRI

10:17, 28/09/2024
A+ Aa A-

Një efektiv i burgjeve është dhunuar nga tre persona.

Efektivi Arbër Labi është goditur nga tre autorët në afërsi të banesës së tij në Yzberisht në rrugën “3 Dëshmorët”. Ai aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës.

Autorët kanë qënë me një mjet tip fuoristradë e bardhë dhe policia po punon për identifikimin e tyre.

3 personat e kanë goditur efektivin me shkop bejsbolli në kokë.

Në momentin që efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit, autorët ia kanë marrë, ndërkohë të dëmtuarit i ka mbetur vetëm karikatori.

Në dëshminë paraprake, efektivi Labi ka thënë që dyshon për shkak të dëtyrës. Megjithatë për hetuesit po hetohet dhe pista tjetër e ndonjë konflikti me persona të tjerë që nuk ka lidhje me punën si efektiv burgjesh. I riu punonte edhe në lokale nate, ku mund të ketë patur ndonjë konfliktit me autorët që më pas e dhunuan.

NJOFTIMI ZYRTAR

Më datë 28.09.2024, rreth orës 05:00, në rrugën "Tre Dëshmorët", Yzberisht, shtetasi A. L., 36 vjeç, banues në Yzberisht, (punonjës pranë burgut 313) sapo ka dalë nga banesa është goditur dyshohet me sende të forta nga tre persona ende të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë armën e shërbimit dhe më pas janë larguar.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco