E shantazhoi për 1 vit dhe i mori 23 mijë euro/ Bledi Filipi përballet me Lirimin, vijon kërcënimet brenda zyrave të SYRI TV. Policia e pret pak metra larg…

21:01, 27/09/2024
A+ Aa A-

Në puntatën e parë të historisë rrëqethëse të poetit nga Tetova, Lirim Alija, treguam se mashtruesi kronik nga Divjaka, arsimtari Bledi Filipi, ishte familjarizuar me panelet e emisioneve televizive, ndaj ai u ftua nga stafi ynë për një intervistë të stisur që do të zhvillohej në ambientet e Syri Television. Bledi u paraqit në orarin e caktuar, pa ditur se aty do të takonte pas shumë kohësh mikun e tij të vjetër Lirim Alija. Gjithashtu ai nuk kishte dijeni për kurthin që iu ngrit nga grupi i xhirimit të Piranjave, në bashkëpunim me Lirimin dhe oficerët e policisë së Drejtorisë së Tiranës.

Sapo përballet me Lirimin, Bledi habitet nga kjo vizitë, duke u treguar fillimisht i sjellshëm me të, por nuk zgjati shumë dhe ai nisi ta kërcënonte, deri kur gazetari Freard Rista ndërhyn për ta intervistuar Bledin dhe për të mësuar më shumë rreth arsyes se pse mësuesi nga Divjaka ndërmori një fushatë sulmesh dhe kërcënimesh ndaj mikut të tij. Bledi Filipi, i vënë përballë fakteve, pranoi gjithçka, duke premtuar se do t’i kthejë Lirimit shumën e përfituar nga ai në mënyrë të padrejtë.

Por tepër vonë.

Oficerët e policisë prisnin pak metra larg, për të ekzekutuar vendimin e urdhër-arrestit lëshuar nga organet kompetente.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco