SYRI TV/ Rritet numri fëmijëve me probleme të shikimit, okulistja: Faktor kryesor ekspozimi në telefon

14:35, 27/09/2024
A+ Aa A-

Rritet numri i femijeve që shfaqin probleme me shikimin ne Elbasan.

Mjekja okuliste Ardeida Xhamuça thote se nje faktor kryesor eshte qëndrimi i gjate i tyre përpara ekraneve dhe telefonave.

Ajo i këshillon prinderit qe mos te neglizhojne shqetësime qe femijet kane me syte dhe te kryejne vazhdimisht vizita tek okulistet qe ne moshen 3 vjecare.

SYRI TV

Mjeket okuliste ne Elbasan ngrejen alarmin per rritjen e numrit te femijet te cilet kane probleme me shikimin ne krahasim me vitin e kaluar. Me problematik jane femijet te moshave 5 dhe 7 vjeç.

Mjekia Okuliste Ardeida Xhamuça shprehet se problematikat e shikimit janë të llojt të ndryshëm, ku një pjesë e tyre janë të lindura e një pjesë tjetër fitohen gjatë kohës. Një ndër shkaqet është dhe përdorimi i tepërt i ekraneve, vidio lojrave apo smartphone.

Mjekja Xhamuça këshillon prindërit që vazhdimisht të kryejnë vizita fëmijevë tek mjekët okulistë që në moshën 3 vjeçare, duke pasur kujdes dhe pozicionimin e fëmijës gjatë orës së studimit, dhe lejushmëria sa më e pakët e telefonave.

Problemet e shikimit tek fëmijët prej kohësh janë ngritur si një shqetësim serioz nga mjekët okulistë në Elbasan, pasi shumica e prindërve nuk kryenin kosultime apo vizita të shpeshta tek mjeku përkatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco