Ekzekutimi i Elton Javorit/ Arrestohet Kreshnik Gashi, në kërkim i vëllai

Ekzekutimi i Elton Javorit/ Arrestohet Kreshnik Gashi, në kërkim i vëllai

10:38, 27/09/2024
A+ Aa A-

Policia ka vendosur në pranga një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Elton Javorit, rreth 1 vit pas krimit të rëndë që tronditi Fierin.

Në prangat e policisë ka rënë Kreshnik Gashi, ndërsa i vëllai i tij, Agim Gashi është ende në kërkim.

Gjykata e Fierit kishte caktuar ndaj 33-vjeçarit Kreshnik Gashi masën e sigurisë “arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, dyshohet se në bashkëpunim me vëllain e tij, Agim Gashi (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë Erjon Javorin për motive të dobëta.

NJOFTIMI ZYRTAR

Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier ka ekzekutuar masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Fierit për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, për shtetasin K. G., 33 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me vëllain e tij, shtetasin A. G., (aktualisht person në kërkim), dyshohet se kanë vrarë për motive të dobëta shtetasin E. J.

Vijon puna për kapjen e shtetasit A. G.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco