Bashkëshorti i Ermonela Felajt në SPAK/ Prokurori do pyetet për dosjen 'Toyota Yaris'

09:43, 27/09/2024
A+ Aa A-

Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj, është thirrur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime në kuadër të një dosje nën hetim. 

Pamjet më poshtë fiksojnë momentin e ngjitjes së Valikajt në godinën e qelqtë në orën 08:54, ku dorëzoi sendet e tij personale dhe iu drejtua zyrave të hetuesisë. 

Nga burime mjaft të besueshme mësohet se Valikaj po jep aktualisht deklarime për një dosje të fortë hetimore për të cilën ditët e fundit janë kryer disa veprime hetimore, përfshirë marrje të dëshmive. 

Sipas të njëjtave burimeve, janë pyetur edhe ish-funksinonarë të tjerë të drejtësisë, lidhur me dosjen që çoi në pranga ish-kreun e Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka. 

Valikaj është akuzuar publikisht si i përfshirë në këtë dosje, nga kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi. 

Prokurori Valikaj është bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj. Më herët po ashtu ai është akuzuar nga opozita se hyri në sistemin e drejtësisë si prokuror pa ndjekur procedurat e vetingut. 

Valikaj është prokurori që hetoi skandalin e Onkologjikut, dosje e cila i ka kaluar për kompetencë SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco