SYRI TV/ Zgjaten hetimet për grupin e Laert Haxhiut. SPAK kërkon 3 muaj, GJKKO i jep 45 ditë

15:25, 26/09/2024
A+ Aa A-

 

GJKKO ka pranuar pjesërisht kërkesën e SPAK për zgjatjen e hetimeve ndaj grupit të Laert Haxhiut, që akuzohet për një seri vrasjesh.

Prokuroria kërkoi 3 muaj afat, por togat e zeza dhanë vetëm 45 ditë kohë, që organi i akuzës të përgatiste dosjen për ta kaluar në gjykatës.

SYRI TV

Prokuroria e Posaçme kërkoi zgjatje të hetimeve me tre muaj për grupin e Laert Haxhiut, në mënyrë që të plotësonte mangësitë që ka dosja, kërkesë e cila u pranua pjesërisht nga GJKKO.

Trupa gjykuese i dha kohë vetëm 45 ditë prokurorit Behar Dibra për të përfunduar plotësisht hetimet. 

Në këtë dosje, janë marrë të pandehur

TË PANDEHUR:

ERISIANO ABEDINI

BUJAR ABEDINI

LULZIM SPAHIJA

LIGOR ROMAÇKA

IDRIZ MANEJ

MARINGLEN TOPUZI

BLEDAR BERBERI

ENRIKO XHAHYSA

FATJON VELIU

Arrestimi i Artan Tafanit, pas një grabitje në një pikë të këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë, çoi në goditjen e grupit të Laert Haxhiut.

Tafani u bë i penduar i drejtësisë dhe rrëfeu disa ngjarje kriminale që kanë tronditur vendin përgjatë viteve 2021-2023, duke nisur nga vrasjet, atentatet e deri te vjedhjet me dhunë.

Banda kriminale u godit në fund të muajit shtator të vitit 2023, pas një operacioni të gjerë policor që u shtri në të gjithë vendin, ndërkohë që vetë Laert Haxhiu u arrestua në Greqi ku pas disa muajsh un ekstradua në vendin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco