SYRI TV/ Dy të arrestuar në Shqipëri, pjesë e një mega-operacioni në Itali

15:18, 26/09/2024
A+ Aa A-

 

Dy të arrestuarit në Shqipëri, pjesë e një mega-operacioni në Itali, Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçurri, do të dalin para Gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë. Pavarësisht se ishte SPAK që bashkëpunoi gjatë hetimeve me autoritetet e vendit fqinj, gjykata e rrethit do të vendosë mbi masën por edhe mbi ekstradimet.

Dyshja në fjalë ishin mes 17 shqiptarëve ndaj të cilëve u lëshua urdhër arresti, nga totali prej 61 masave të sigurisë që nisën të ekzekutohen në Itali, Zvicër, Poloni e Shqipëri.

Shtetasit tanë, konsiderohen si pjesë e organizatës kriminale “Farruku” që trafikonin kokainë nga Amerika Latine në Europë.

SYRI TV

Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçurri, të arrestuar në kuadër të një mega-operacioni nga autoritetet italiane do të dalin para Gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë.

Drejtësia e vendit fqinj caktoi ndaj tyre arrest në mungesë, ndërsa rezultojnë në listën e 61 masave të sigurisë, ku janë ekzekutuar 21 prej tyre, dhe që nga totali i anëtarëve të kësaj organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të kokainës, ishin 17 shtetas shqiptarë.  Dy prej shqiptarëve, pjesë e klanit “Farruku” u arrestuan në Manësz të Durrësit.

Ndonëse SPAK u përfshi në operacion, çështja do ndiqet sa iu takon masave të sigurisë dhe procedurave të ekstradimit  nga ko gjykatës rrethi për shkak se ka juridiksionin mbi vendin ku ka ndodhur arrestimi dhe kontrollet. “Klani Farruku”, drejtohet nga Kreshnik Farruku, i arrestuar në Spanjë në 2019, ndërsa njihet për precedentët e theksuar në vende të ndryshme të botës.  

Në Shqipëri janë janë kryer 21 kontrolle banesash dhe ambjente të tjera, ku u prangosën Arjanit Maloku e Jurgen Kaçurri, të cilët operonin në trafikimin e kokainës nga Amerika Latine në Europë. Në vendin tonë janë sekuestruar

Dokumente dhe sende të tjera me vlerë. Autoritetet italiane përmendin se Shqipëria shërbente si një bazë e rëndësishme e organizimit të trafikut.

Të ardhurat pastroheshin nëpërmjet një rrjeti të panumërt kompanish, të drejtuara nga një organizatë italo-kineze, e krijuar për këtë qëllim, e cila furnizonte fatura false për rreth 375 milionë Euro.

 Nga hetimi në tërësi dhe operacionet në Itali, Shqipëri, Zvicër e Poloni me ndihmën e Europol dhe Eurojust janë sekuestruar 360 kg lëndë narkotike të llojit kokainë, armë dhe sende të tjera me vlerë,  të përllogaritura në vlerën prej 60 milion Euro cash.

Ka dyshime se një pjesë të fitimeve investoheshin edhe në Shqipëri, ku rezulton se Arjanit Maloku,në vitin 2011 ka hapur në zonën e Fushë-Krujës një biznes karburanti për shitjen me pakicë të lëndëve djegëse dhe vajrave lubrifikantë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco