SYRI TV/ Elbasan, fermerët e Balëzit drejt dështimit: Nuk kemi treg për prodhimet

15:12, 26/09/2024
A+ Aa A-

Fermerët në Balëz të Elbasanit po mendojnë rikthimin në emigrim, për shkak se bujqësia nuk po u siguron të ardhura financiare për jetesë. Prodhimi i dobët dhe dëmtimi i kulturave bujqësore nga kushtet atmosferike, kanë bërë që ky sezon të jetë i dështuar për fermerët e kësaj zone.

SYRI TV

Banorët e fshatit Balëz në Elbasan, të cilët kanë bujqësinë si bazë të ekonomisë së tyre familjare, shprehen se të shqetësuar me shitjen e prodhimeve  të stinës.

Fermerët thonë se mungesa e tregut por dhe kushtet atmosferike, që kanë dëmtuar prodhimin, kanë bërë që këtë vit të ardhurat e tyre të jenë të dobëta.

Te indinjuar fermeret shprehen per SYRI TV se djersa dhe mundi i tyre i viteve qe kultivojne produktet shkon dem dhe se askush nuk interesohet per ta, ndaj si zgjidhje te vetme shohin rikthimin ne emigracion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco