Kukës/ Punonjësi i policisë 'kap' me pasqyrën e automjetit një 11-vjeçar, i mituri transportohet në spital

Kukës/ Punonjësi i policisë 'kap' me pasqyrën e automjetit një 11-vjeçar, i mituri transportohet në spital

12:17, 26/09/2024
A+ Aa A-

Kukës/ Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Bucaj-Kukës”, shtetasi K. C., 26 vjeç, (punonjës policie në Komisariatin e Policisë Kukës, jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar automjetin e tij, ka kapur me pasqyrën e automjetit, një 11-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.      
 
Veprimet procedurale po kryhen nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Kukës-Dibër dhe Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco