Apeli i Posaçëm lë në burg Julian Meçajn e bandës së Durrësit, ja akuzat

Apeli i Posaçëm lë në burg Julian Meçajn e bandës së Durrësit, ja akuzat

10:28, 26/09/2024
A+ Aa A-

Apeli i Posaçëm ka lënë të pa ndryshuar masën e arrestit në burg për Julian Meçajn të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut të tij, Pëllumb Muharremi.

Ai gjithashtu akuzohet nga SPAK se me kërkesë të Plaurent Dervishajt, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë në disa raste tentuan të kryenin atentate të tjera ndaj Arjan Ndojës, Pëllumb Muharremit por edhe personave të tjerë.

Meçaj u deportua në gusht të këtij viti nga Dubai bashkë me Plaurent Dervishajn.

Julian Meçaj ishte në kërkim për këtë ngjarje ku mbeti i vrarë shoferi i ish-prokurorit Ndoja, Andi Maloku.

Meçaj fshihej në Dubai dhe u deportua në Shqipëri në 14 gusht të këtij viti, së bashku me të kërkuarin tjetër Pëllumb Derivishi. Ndërkohë që arrestimi i Meçajt në Dubai ishte kryer që më 8 shkurt të këtij viti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco