Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Gjobaxhiu e njeh sivëllain/ 26-vjeçari iu prezantua biznesmenit si Erion Veliaj dhe i kërkoi 50-mijë euro

Gjobaxhiu e njeh sivëllain/ 26-vjeçari iu prezantua biznesmenit si Erion Veliaj dhe i kërkoi 50-mijë euro

16:48, 25/09/2024
A+ Aa A-

Gazetari i Syri Tv, Klajdi Bodlli ka zbuluar të tjera detaje nga arrestimi i të riut Shkëlqim Saraçi, i cili është arrestuar ditën e sotme për gjobëvënie.

26-vjeçari i është prezantuar administratorit të biznesit privat në aplikacionin Signal, si Erion Veliaj dhe i ka kërkuar 50-mijë euro. Administratori i biznesit privat ka bërë kallëzim dhe ka bashkëpunuar me krimin ekonomik, kanë lënë takim dhe e kanë kapur në momentin e marrjes së 20 mijë eurove.

Kjo ngjarje tregon se një praktikë e tillë mund të jetë e njohur derisa i riu ka marrë guximin të përdorë emrin e Veliajt, në të kundërt mund të përdorte emra të tjerë plot zyrtarësh të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco