Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Berisha: Kim e Eskobar kërkuan arrestimin tim

SYRI TV/ Ndërron jetë efektivi i policisë në Shkodër, banorët: Niveli i ujit ishte 70 centimetër

15:06, 25/09/2024
A+ Aa A-

Efektivi  i Forcës Kombëtare të Sigurisë Nikoll Lekndreu ka humbur jetën pasi u mbut ne kanalin e fshatit Bardhaj. Teksa po kthehej me motor për në banesë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal i cili i ishte i tejmbushur me ujë për shkak të reshjeve të shiut. Sipas banorëve faji është i bashkisë së Shkodrës e cila nuk ka pastruar kanalet dhe uji kishte arritur 70 cm duke kaluar edhe në rrugë.

SYRI TV

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku është gjetur i mbytur një efektiv i policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë. Nikoll Lekndreu është gjetur i mbytur në një kanal në fshatin Bardhaj, të njësisë administrative Rrethina.

Sipas policisë efektivi ka qenë duke ecur me motor kur ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal. Por sipas banorëve moti ka qenë shumë i keq, ndërsa shprehen se kanalet kanë qenë të papastruara dhe niveli i ujit kishte shkuar deri në 70 centimetër. Për këtë situatë që është krijuar nga moti dhe që i mori jeten policit, banorët kanë fajësuar bashkinë.

Viktima po kthehej në banesën e tij me motor, ndërsa si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka përfunduar në kanal. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:50, ndërsa sipas policisë, 51-vjeçarin e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i tij i pajetë u gjet përgjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco