Nuk kreu hetime për një aksident në punë, arrestohet punonjësi i policisë

Nuk kreu hetime për një aksident në punë, arrestohet punonjësi i policisë

13:29, 25/09/2024
A+ Aa A-

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar një punonjës policie me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, pasi akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Efektivi u denoncua nga një emision investigativ, pasi nuk ka kryer hetime në lidhje më një aksident të ndodhur në një biznes ndërtimi.

AMP thekson se Specialisti i Krimeve nuk ka marrë masa për këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të tjera hetimore për veprën penale “Shkelje e rregullave të sigurisë në punë”.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka ndaluar punonjësin e policisë N/ Komisar E.Ç., 30 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndalimi u krye pas publikimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare” dhe marrjes së kallëzimit nga oficerët e AMP-së të shtetasit J.L., në lidhje me ngjarjen e datës 22.07.2024, ku në një biznes të fushës së ndërtimit, është aksidentuar punonjësi i këtij subjekti. Nga ana e tij, Specialisti i Krimeve nuk ka marrë masa për këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të tjera hetimore për veprën penale “Shkelje e rregullave të sigurisë në punë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco