KAFE SHQETO/ Besmir Semanaj: Rreziku për hakerimin e shqiptarëve, faji i institucioneve, nuk mbrojtën të dhënat

10:46, 25/09/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, në Syri tv ka qenë Besmir Semanaj Inxhinier Telekomunikacioni. Ai ka komentuar rrezikun e madh të mundësisë së vjedhjeve të të dhënave të shqiptarëve nga hakerat e ndryshëm.

Besmir Semanaj: Nëse ne sot jemi në këtë situatë , është faji i institucioneve. Fishing është një nga teknikat më të vjetra të hakerimit, teknika më thjeshtë pa kosto. Kostoja e vetme dhe vështirësia e vetme e e Fishing ishtë që të kishte databazen e të dhënave. Pra nëse merrnim ato emailit që dy shqiptarë nuk i merrnin të njëjta sepse varej se ku i kishim vënë adresat tona të e-mailit, sot kemi një sulm total ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë bazuar në databazat e bëra publike nga institucionet e shtetit shqiptar. Pra sot jemi në atë pikë ku në ngrinim zërin para dy-te vitesh duke thëne se qytetarët shqiptarë duhet të kenë kujdes me të gjitha këto të dhëna që janë bërë publike sepse do të vijë një ditë që do të përdorne kundra nesh. Sot po përdoren. Nesër, pasnesër edhe pas 10 vitesh do të përdoren kundra nesh.

Tani imagjinoni një haker, nuk ka rëndësi fare se në çfarë shteti është pasi në fund të ditës e bën për përfitim financiar, ka një databazë me miliona numra telefoni, emra, mbiemra. Të thëna të tjera personale sat ë besueshëm mund ta bajë një e-mail fishing. Në momentin që unë ju jap të dhënat e Flavios, mesazhi do të jëtë jashtëzakonisht shumë i besueshëm sepse mund të ju drejtohem me emër, mbiemër, mund të jap adresën tuaj. Mund të jap ditëlindjen tuaj. Pra këtë mesazh unë mund të ua dërgoj për ditëlindje. Dhe kuptohet se do të dyshoni. Një person nga Vietnami, nga India, nga Kina, nga Irani, nga Amerika. Nga momenti që ky ka kaq shumë informacione juve ju tundon që të kryeni veprime që janë në një mesazh fishing, në një, mund të jetë SMS. Me e-mail me rrjette sociale nëse i keni regjistruar me numrat tuaj të telefonit...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco