Vdekja e policit/ Fqinjët akuzojnë: E mori stuhia, kanalet nuk pastrohen

10:29, 25/09/2024
A+ Aa A-

Nikoll Lekndreaj, efektivi 51-vjeçar i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, ndërroi jetë tragjikisht orët e para të mëngjesit të sotëm.

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen duke sqaruar se i ndjeri po kthehej nga fshati Bardhaj drejt Shkodrës, por fatkeqësisht ka humbur kontrollin e motomjetit me të cilin po udhëtonte. Si pasojë, ai përfundoi në kanal dhe u gjet disa orë më vonë i pajetë.

Fqinjët e Lekndreajt kanë folur për mediet dhe kanë treguar situatën e krijuar nga reshjet një natë më parë. Sipas tyre, mbushja e kanaleve me ujë është problem i pëhershëm pasi nuk pastrohen. Ndërsa 51-vjeçarin Lekndeaj e përshkruajnë si një njeri të mrrekullueshëm dhe të rrallë.

“Koha ka qenë shumë e vështirë, ka qenë një stuhi e rrëmbyeshme shumë. Uji që ka kaluar në kanal ka qenë rreth 1 metër sipër asfaltit, mbi rrugë. Kanalet janë të papastruara. Njeri i mirë shumë, i respektueshëm.”

“Ka qenë për faqe të zezë. Problem nuk është i shiut, është i kanaleve. Niveli i ujit ka qenë 70 cm. Shumë djalë i mirë, janë të rrallë njerëzit si Nikolla”, thanë ata

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco