VIDEO/ Korçë, motorri përplaset me automjetin, dërgohet në spital drejtuesi

22:52, 24/09/2024
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në lagjen 16, në qytetin e Korçës ku një motorr u përplas me një automjet.

Si pasojë, drejtuesi i motorrit ka mbetur i dëmtuar dhe është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Korçë/ Informacion paraprak nga policia

Rreth orës 21:40, në rrugën "Viktor Eftimiu", Korçë, motomjeti me drejtues shtetasin  E. V., 37 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Opel", me drejtues shtetasin S. M., 20 vjeç.

Si pasojë e përplasjes  është dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco