Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

SYRI TV/ Skandal në varrezat publike të Kuçovës: Hapen varre pa pasur rast vdekje

15:31, 24/09/2024
A+ Aa A-

Pas skandalit në varrezat e Kuçovës ku hapeshin gropa pa asnjë konfirmim për persona që kishin ndërruar jetë, ka ardhur edhe reagimi i bashkisë së këtij qyteti. Nën/kryetari i bashkisë, njëkohësisht Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Sybi Shehu ka pranuar se institucioni vendor ka qenë në dijeni të këtij skandal por ka kaluar fajësinë te firma, teksa nga ana tjetër bashkia nuk ka marrë asnjë masë konkrete edhe pse e dinte çfarë ndodhte.

Syri tv

Skandali me varret publike në varrezat e Kuçovës ka sjellë edhe reagimi e bashkisë së Kuçovës i cili është shumë kontradiktore. Nën/kryetari i bashkisë, njëkohësisht Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Sybi Shehu ka pranuar se institucioni vendor ka qenë në dijeni të gropave të hapura nga firma në varrezat e Kuçovës, por nga ana tjetër tenton të fajësoje firmën duke deklaruar se ajo ka bërë shkelje, pa i përcaktuar qartë se cilat janë. Madje edhe pse Shehu pohon se bashkia ka qenë në dijeni, nuk  ka marrë asnjë masë konkrete.

Në lidhje me këtë skandal ka qenë shtetasi Arben Polisi, ai që ka kallëzuar në polici rastin. Sipas tij është "turp i madh" që të hapen gropa masive pa vdekur askush, në mënyrë që më pas të bësh pazare për vendin. Referuar ligjit 9220, datë 15.04.2004 pika 7 për "shërbimin funeral", përcaktohet qartë se shërbimet funerale kryhen me lejen e bashkisë dhe nga punonjësit e bashkisë. Për këtë arsye Arbeni  ka dërguar në bashki fotot për këtë skandal në varrezat publike të Kuçovës, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Pas kësaj ka njoftuar policinë dhe ka bërë kallëzim. /Gaz: A.Hajdari, pamje: syri, mon: R.Latollari/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco