Pezullohet nga detyra oficeri i Policisë së Shijakut, nis hetimi ndaj tij

Pezullohet nga detyra oficeri i Policisë së Shijakut, nis hetimi ndaj tij

11:07, 24/09/2024
A+ Aa A-

Pas denoncimit në media të një punonjësi policie i cili shfaqe duke shpërdoruar detyrën, drejtori i Drejtorisë së Policisë së Durrësit ka pezulluar nga detyra oficerin e policisë së Shijakut, si edhe ka nisur hetimin ndaj tij.

Sipas Policisë, nënkomisari me iniciale E. Ç., ka shkelur pikën 1 të nenit 209 të Rregullores së Policisë së Shtetit, e cila thotë; “Nuk përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal ndaj punonjësit të Policisë. 

Njoftimi i Policisë Durrës

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të pikës 8 të nenit 222 të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar menjëherë nga detyra, punonjësin e Policisë Nënkomisar E. Ç., me detyrë oficer në Komisariatin e Policisë Shijak.

Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj tij, për shkelje të pikës 1 të nenit 209 të Rregullores së Policisë së Shtetit “Nuk përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.

Ndërkohë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal ndaj punonjësit të Policisë. 

Policia e Shtetit falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën, nga punonjësit e Policisë, dhe i fton sërish ata, që të denoncojnë çdo rast të tillë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco