7 mln euro kokainë/ Droga dërgohej në Itali nga Shqipëria me peshkarexha

7 mln euro kokainë/ Droga dërgohej në Itali nga Shqipëria me peshkarexha

10:02, 24/09/2024
A+ Aa A-

Një operacion i madh i antimafias italiane në Bari çoi në pranga 12 persona. Mediat italiane raportojnë se nën hetim ishin 27 persona të akuzuar në lidhje me promovimin dhe mbështetjen e një organizate të dedikuar për shitjen e kokainës.

Pas hetimeve të antimafias rezultoi se droga në Itali vinte nga Shqipëria me anë të anijeve të peshkimit. Kjo tregoi edhe njëherë lidhjen e fortë mes organizatave mafioze italiane me ato shqiptare.

Operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotëm ka çuar në arrestimin e 12 personave, nga të cilët 11 janë transferuar në burg dhe për njërin është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie.

Ndaj të arrestuarve janë ngritur akuzat për trafikun e paligjshëm të substancave narkotike, veçanërisht kokainës, së bashku me menaxhimin dhe shpërndarjen e substancave të tilla në tregun lokal të Foggia-s dhe provincave përreth, duke përfshirë Barletta-Andria-Trani, Loëer Molise dhe Abruzzo.

Por duket se operacioni ka krijuar një ngërç lidhur me 15 personat e tjerë, të cilët për shkak të vonesave në procedurat e marrjes në pyetje, nuk u arrestuan. Kjo situatë e re mund të zgjidhet vetëm nga një gjyqtar, i cili duhet të dëgjojë të dyshuarit përpara se të vendosë nëse do të vazhdojë me arrestimin, për të shmangur konsiderimin e këtyre personave si fajtorë për krime më të rënda se ata të arrestuar menjëherë. Si rrjedhojë, këta 15 të dyshuar tashmë e dinë kontekstin e hetimit dhe detajet e procedimit, duke krijuar frikën te autoritetet për rrjedhje të mundshme të hetimeve apo shkatërrim të provave.

Image

Koordinatori i DDA Bari, Francesco Giannella, sqaroi kontekstin në të cilin u kryen arrestimet, duke nënvizuar kompleksitetin që lidhet me zbatimin e marrjes në pyetje. Prokurori Roberto Rossi shprehu gjithashtu shqetësime për rrezikun e mundshëm të arratisjes ose ndërhyrjes në prova nga të dyshuarit, duke pasur parasysh se disa njerëz në rrezik arrestimi tani kanë akses në informacione të ndjeshme rreth procedimeve.

Prokurori publik i DDA-së, Ettore Cardinali, vuri në dukje papërshtatshmërinë e këtyre procedurave të reja në rastin konkret të krimit të organizuar, duke sugjeruar se një qasje më tradicionale mund të garantonte një efektivitet më të madh në arrestimin dhe ndalimin e figurave të përfshira në organizatën mafioze.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco