EMRAT/ Aksident i rëndë në Berat, makina përplaset me mjetin bujqësor, dy viktima

EMRAT/ Aksident i rëndë në Berat, makina përplaset me mjetin bujqësor, dy viktima

08:15, 24/09/2024
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, ku një automjet është përplasur me një mjet bujqësor me të cilin udhëtonin tre persona.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën burrë e grua, të identifikuar si shtetasit Ahmet dhe Salushe Kafazi të cilët udhëtonin me mjetin bujqësor, ndërsa vajza e tyre, Feruze Braushi, ka përfunduar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia njofton se është shoqëruar në komisariat drejtuesi i automjetit, ndërsa grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Berat/Informacion paraprak 

Rreth orës 06:00, në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, një automjet është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), në të cilën ndodheshin drejtuesi, shtetasi Ahmet Kafazi 81 vjeç, bashkëshortja e tij shtetasja Salushe Kafazi 77 vjeçe dhe vajza e tyre, shtetasja Feruze Braushi 58 vjeçe. 

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi Ahmet Kafazi  dhe bashkëshortja e tij, shtetasja Salushe Kafazi kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shtetasja Feruze Braushi ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco