Tentuan të fshehin provat dhe faktet pasi kishin qëlluar me armë drejt një makine/ E pësojnë tre efektivët e Seksionit të Forcës së Posaçme 'Shqiponja'

Tentuan të fshehin provat dhe faktet pasi kishin qëlluar me armë drejt një makine/ E pësojnë tre efektivët e Seksionit të Forcës së Posaçme 'Shqiponja'

21:55, 23/09/2024
A+ Aa A-

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka ekzekutuar vendimin e kësaj Gjykate, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal për punonjësit e policisë, efektivë të Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Njëri prej tyre është shpallur në kërkim me masën e sigurisë “arrest me burg, ndërsa për dy të tjerë është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”

Caktimi i masave të sigurimit personal ndaj punonjësve të policisë u bë i mundur nga hetimet e kryera pas kallëzimit penal të depozituar nga një shtetas, nga ku rezultoi se në datë 8 mars 2024, gjatë kryerjes së shërbimit në segmentin rrugor Tiranë–Fushë Krujë, këta punonjës policie kanë ndaluar një automjet dhe gjatë veprimeve policore, në tejkalim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme, kanë qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të tij, duke vënë në rrezik jetën e dy personave që ndodheshin në mjet.

Nga hetimet, siç konfirmon AMP-ja, krahas mosraportimit të ngjarjes tek strukturat eprore, tre efektivët e “Shqiponjave” kanë tentuar të fshehin provat dhe faktet.

Masat e sigurisë:

-Inspektor R.B., 34 vjeç, me masë sigurimi “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Falsifikim dokumentash” dhe “Kallëzim i rremë”. Shtetasi është shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij;
 
-Inspektor E.D., 46 vjeç, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, i kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Falsifikim dokumentash” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;

-Inspektor F.Z., 37 vjeç, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, i kryer në bashkëpunim, “Moskallëzim krimi”, “Falsifikim dokumentash” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco