Një shkëmbim zjarri ka ndodhur pak pas orës 18:00 në “Omonia” në kryqëzimin e rrugëve “Kretis” dhe “Akominatou” në Athinë.
Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se nga një fuoristradë është hapur zjarr ndaj një shtetasi shqiptar, i cili ndodhej në një kafene në vendin e ngjarjes. Duke nisur nga numri i gëzhojave të gjetura, paraprakisht mendohet se kemi të bëjmë me atentat.
Gjithashtu një shqiptar me një plagë depërtuese në shpatull nga një plumb ka shkuar në Spitalin “Laiko” ku po i nënshtrohet një operacioni, thuhet në informacionet paraprake. Sipas asaj që u bë e ditur nga autoritetet policore, ka dëshmi që thotë se i plagosuri lëvizte me motoçikletë dhe ndiqte disa persona të tjerë me të cilët shkëmbyen të shtëna.
Autoritetet policore që kanë shkuar në vendngjarje kanë grumbulluar 7 gëzhoja, të cilat i kanë dërguar për ekspertizë.
Shqiptari i plagosur është Florian Bajraktari, 36 vjeç nga Tirana. Në vitin 2006 është arrestuar për vrasje në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur në Lasithiou, Greqi. Është liruar me kusht në vitin 2018 dhe në vitin 2020 është arrestuar në Kalithea të Athinës për lojra fati.
© SYRI.net