SYRI TV/ 200 qytetarë në ditë në urgjencën e Elbasanit, Mici: Qytetarët vijnë me simptoma të rënda

17:53, 23/09/2024
A+ Aa A-

Rreth 200 qytetarë në ditë shkojnë të marrin ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Elbasanit për shkak të virozave. Këto të fundit të shkaktuara nga ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave kanë sjellë edhe rritje të numrit të pacientëve. Mjeku urgjencës Ergys Mici, i kërkon qytetarëve që të kenë kujdes e mos të neglizhojnë simptomat duke shkuar në spital në një gjendje të rënduar dhe kritike.

SYRI TV

Ndryshimi i temperaturave ka rritur numrin e personave që shkojnë në urgjencën e spitalit të Elbasanit për vizite. Rreth 200 persona shkojnë për të marrë mjekim, teksa mjeku urgjencës Ergys Mici ve theksin se qytetarët neglizhojnë simptomat dhe shkojnë në spital në gjendje kritike.

Shenjat e kësaj virozë mbeten temperaturat e larta dhe të vjella dhe mjeku dha edhe disa këshilla.

Ushqimet janë shumë të rëndësishme dhe të tregojmë kujdes në përdorimin e tyre, pasi të shumta kanë qenë rastet ku mbajtja e tyre për një kohë të gjatë në frigorifer ka shkaktuar probleme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco